Flash

Ende pa emër për presidentin/ Raundi i dytë, sot zhvillohet votimi në Kuvend

Lapsi.al 23 May 2022
Ende pa emër për presidentin/ Raundi i dytë, sot zhvillohet

Kreu i ri i shtetit ende nuk ka një emër. Kjo pasi edhe raundi i dytë për zgjedhjen e pasuesit të Ilir Metës është djegur, duke mos patur asnjë kandidaturë. Ndonëse në mes javë palët u dakordësuan për t’i lënë opozitës te drejtën për të propozuar në dy raunde emrat për presidentin, marrëveshja nuk shkoi si duhet pasi Enkelejd Alibeaj akuzoi socialistët për prishje të saj. Ndërkohë nga Fieri, kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla u shpreh se PD u tërhoq nga marrëveshja e arritur në konferencën e kryetarëve.

Nga ana tjetër Alibeaj thotë se PS u tërhoq nga dokumenti i PD, me të cilin sipas tyre vetë Balla ra dakord përpara kamerave. Sipas tij, PS u tërhoq nga pakti pasi pa emrat e kandidatëve për president të cilët nuk mund ti 'joshte'.

Kujtojmë se për zgjedhjen e presidentit të vendit, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime (raunde). Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave (84 vota) të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë ka 140 deputetë. Në votimin e katërt dhe të pestë zgjidhet president kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI