Flash

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias viziton sot Shqipërinë

Lapsi.al 23 May 2022
Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias viziton sot Shqipërinë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias viziton sot Tiranën. Dendias e nis ndalesën e tij në Shqipëri me një takim me kryepeshkopin Anastas. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke, Dendias do të takohet edhe me homologen Olta Xhaçka dhe më pas në orën 12.00 pritet të kenë një konferencë të përbashkët për mediat.

Dendias do të ketë një takim kokë më kokë edhe me kryeministrin Edi Rama.

"Bisedimet do të fokusohen në çështje me interes dypalësh, evropian dhe rajonal, me theks në rrjedhën e marrëdhënieve greko-shqiptare në të gjitha fushat, përgatitjet për Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), zhvillimet në Ukrainë pas pushtimit rus, në rajonin e Mesdheut Lindor dhe në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor" informon zyra e shtypit e Ministrisë.

Një ndër temat e bisedimeve në axhendën diplomatike të ministrit pritet të jenë dhe çështja e pensioneve të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Shqipëria dhe Greqia kanë ngritur një komision të përbashkët teknik për të diskutuar një marrëveshje mes të dy vendeve për çështjen e pensioneve të emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI