Flash

'Humb gjurmët’ 36 vjeçari në Tiranë, i vëllai e kërkon me policinë

Lapsi.al 20 April 2022
'Humb gjurmët’ 36 vjeçari në Tiranë, i

Numri i personave që largohen pa asnjë gjurmë nga shtëpia, dhe nuk kthehen, po shënon një rritje të ndjeshme javët e fundit. I tillë është edhe rasti i fundit i raportuar nga Tirana, kur një 36-vjeçar I.M. është larguar pa gjurmë nga banesa. Rasti është denoncuar nga vëllai i të zhdukurit.

"Më datë 19.04.2022, shtetasi A. M., 44 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vëllai i tij, shtetasi I. M., 36 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI