Flash

PD tryezë me ekspertë për energjinë/ Berisha: U zbrazën digat në kundërshtim me ligjin

Lapsi.al 20 April 2022

Në një tryezë me ekspertë të energjitikës, ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se fajtor për krizën e energjisë nuk është as moti e as lufta në Ukrainë, por keqmenaxhimi i situatës nga qeveria. Berisha thekson se qeveria e ka shitur shumë lirë energjinë në një kohë kur në bursë çmimi i saj ishte shumë më i shtrenjtë. Ish-kreu i qeverisë thotë se vitin e shkuar prodhimi i energjisë ishte më i larti i mundshëm por sipas tij kryeministri zbrazi digat në mënyrë të paligjshme.

"Rritje absurde e energjisë për konsumatorët. Jo vetëm është ujore por ajo prodhohet me kosto më të ulët se në çdo vend tjetër të kontinentit. Prodhimi i energjisë gjatë vitit 2021 është më i larti në rekord historic 8.9 miliardë kë/ orë. Pra, duke pasur parasysh këto faktorë dhe nëse analizojmë qëndrimin në menaxhimin e rezervës ujorë të kaskadës kostatohet se shkaku kryesor i krizës nuk është moti apo lufta por është absolutisht grabitja në këto sipërmarrje. Shqipëria, nuk besoj që ka vend tjetër që zbraz digat në kundërshtim të ligjit .

Blihet energji me 300 euro në një kohë kur atë ditë për furnizim është blerë me 150 euro, pra kemi të bëjmë me një rritje çmimesh të diktuara nga vjedhja dhe keqmenaxhimi. Ai që shiti energjinë me 42 euro kur në bursë kuotoej me 130 euro, ndau para me blerësin. Çfarë qëndron tjetër në themel të krizës, qëndrimi i papërgjegjshëm pasi në 9 vite nuk janë siguruar një burim i vetëm energjie përvec atyre ujore të kontraktuara më parë, në një kohë kur potencialet I kishte të jashtzakonshme. Nuk them të mos ndiqte kjo qeveri çuarjen më tej shfrytëzimin e burimeve ujorë por duheshin diversifikuar burimet energjitike. Një vend i cili renditet i dyti apo i treti në Mesdhe dhe Europë për ditët me diell, ka terrenet më të përshtatshme për panele, por në 9 vite nuk është realizuar asgjë", tha Berisha. 

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Reshje dhe rrebesh shiu

Pjesa e parë e ditës sot do të jetë në ndikimin e vranësirave të shumta të cilat më të fokususra do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht Qendrore, ku pritet ...

07:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI