Flash

Freedom House: Thaçi dhe Haradinaj të lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin

Lapsi.al 20 April 2022
Freedom House: Thaçi dhe Haradinaj të lidhur me krimin e organizuar

Sipas Raportit të "Freedom House" për vitin 2022 në të cilin Kosova përshkruhet si vend pjesërisht i lirë, ka një referencë të rëndë për ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe liderin e AAK’së Ramush Haradinaj. Emrat e tyre përmenden në kontekst të zgjedhjeve duke u përshkruar si figura të lidhura me korrupsionin dhe krimin e organizuar që ndikojnë në instalimin e udhëheqësve në pozita. Raporti i ri i “Freedom House” flet edhe për emra të përveçëm, konkretisht për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, tani deputet në Kuvendin e Kosovës, personalitetet e të cilëve i lidh me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë.

“Figura të mëdha politike në Kosovë, përfshirë ish-presidentin Thaçi dhe ish-kryeministrin Haradinaj, kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, të cilët luajnë rol të fuqishëm në politikë dhe kanë ndikuar në instalimin e liderëve kyç”, thuhet në raportin e Freedom House. “Freedom House” vlerëson se korrupsioni dhe klientelizmi shpesh bëjnë presion mbi votuesit gjatë zgjedhjeve. Duke theksuar se biznesmenët e fuqishëm në Kosovë mund të ndikojnë në zgjedhjet politike të punonjësve të tyre.

Gjithashtu thuhet se Serbia vazhdon të ushtrojë ndikim në Listën Serbe, si dhe në zgjedhjet politike të serbëve etnikë në përgjithësi./Express

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Reshje dhe rrebesh shiu

Pjesa e parë e ditës sot do të jetë në ndikimin e vranësirave të shumta të cilat më të fokususra do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht Qendrore, ku pritet ...

07:40

DETAJET/ Një i plagosur me armë në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në drejtorinë e policisë së Shkodrës mbrëmjen e kësaj të marte. Burimet nga uniformat blu të këtij qyteti thanë se nj...

21:56

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI