Flash

E morën peng që të harronte borxhin/ 37-vjeçarja: Kishim lidhje intime

Lapsi.al 19 April 2022
E morën peng që të harronte borxhin/ 37-vjeçarja: Kishim

Mediat kanë publikuar detaje të reja nga një ngjarje që ka tërhequr vëmendjen e ditët e fundit. Një 31-vjeçar i identifikuar si Emil Sorra u mor peng nga 3 persona në zonën e Laprakës dhe u dhunua prej tyre për një histori borxhi. Pasi mundi të shpëtojë ai denoncoi ngjarjen në polici dhe 2 prej tyre janë arrestuar. Shkëlqim Koçeku dhe Denada Çezmja dolën këtë të martë para gjykatës ku u zbardhën edhe detaje mbi atë që ka ndodhur.

Gjithçka nisi kur Denada Çezmja e cila kishte njohje me Emil Sorrën i kërkonte këtij të fundit shuma të mëdha parash, duke përdorur justifikime të ndryshme. Në dokumentet e lexuara në gjykatë thuhet se 37-vjeçarja gënjente djalin me të cilin thuhej se frekuentohej se kishte nevojë për para pasi kishte nënën të sëmurë me kancer, duke i marrë atij shuma të ndryshme që në total kishin arritur në gati 30 mijë euro.

“Kam mamin sëmurë me sëmundje të rëndë, dua të bëj divorcin dhe jam në hall”, - mësohet se i shprehej Çezmja djalit, ndërsa ai vijonte t’i jepte para. Pasi i mori disa herë shuma të ndryshme, vajza ndërpreu çdo kontakt me djalin, duke fikur edhe telefonin.

Ky i fundit i gjendur përballë kësaj situate i kishte dalë disa herë në rrugë 37-vjeçares ku i kërkonte lekët. Kjo ka bërë që vajza të kërkonte ndihmë te miku i saj, Sulltan Piraçi me pretendimin se Sorra e ngacmonte me qëllim që të krijonte një lidhje me të.

Piraçi kishte marrë me vete edhe dajën e tij, Shkëlqim Koçekun dhe të dy bashkë me 37-vjeçaren e kanë marrë peng të riun. Pasi e çuar në një shtëpi, ata kishin dhunuar dhe kërcënuar të riun.

Ata e kanë filmuar aktin e tyre me qëllim që t’a shantazhonin më pas dhe që ai të hiqte dorë nga borxhi 30 mijë euro. Por pavarësisht këtyre presioneve edhe dhunës, djali pasi ishte liruar nga pengmarrësit, kishte shkuar në polici, ku kishte rrëfyer ngjarjen. Gjykata i la në burg Shkëlqim Koçekun dhe Denada Çezmja ndërsa në kërkim është Sulltan Piraçi. Ata akuzohen për veprën penale ‘Heqje të paligjshme të lirisë’. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI