Flash

BIRN: PS injoron sanksionet amerikane për Aqif Rakipin

Lapsi.al 19 April 2022
BIRN: PS injoron sanksionet amerikane për Aqif Rakipin

Grupi parlamentar socialist injoroi sanksionet e fundit të Shteteve të Bashkuara ndaj ish-deputetit Aqif Rakipi gjatë mbledhjes që u mbajt të martën, ndonëse kishte paralajmëruar se do të mbante një qëndrim.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, dy deputetë socialistë e fituan mandatin me mbështetjen e drejtpërdrejtë të njeriut që SHBA-të e cilësojnë “ish-deputeti famëkeq” me lidhje me krimin e organizuar. Djali i tij, Ornaldo Rakipi arriti të thyente herësin dhe u rendit në listën fituese ndonëse nuk kishte asnjë përvojë të mëparshme politike apo publike. Gjithashtu, dhëndri i vëllait të Rakipit, Sajmir Hasalla fitoi një mandat në Elbasan.

Kryetari i grupit, Taulant Balla, u mjaftua me një njoftim për mediat që përmblidhte fjalën e tij para deputetëve në mbledhjen me dyer të mbyllura.

“Nëse ka diçka që ne si familje politike dallohemi nga të tjërët, është se kurrë nuk kemi përdorur standarde të dyfishta. Qëndrimi ynë është i njëjtë gjithmonë dhe ne i respektojmë vendimet e Shteteve të Bashkuara, aleatit tonë strategjik,” thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Balla.

Në këtë mbledhje merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili gjithashtu ka zgjedhur heshtjen për sanksionet amerikane ndaj njërit prej aleatëve të tij në zgjedhjet parlamentare.

Përfaqësues të opozitës e konsideruan këtë heshtje të Ramës si mburojë për “non-gratat”.

“Për kë bleu vota Aqif Rakipi dhe krimi i organizuar në 25 prill? Edi Rama e di përgjigjen e kësaj pyetje, prandaj po mbron ortakët e tij në këtë krim zgjedhor, pa të cilët nuk do të ishte në pushtet,” shkroi Lulzim Basha, ish-kreu i Partisë Demokratike në Facebook.

Edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se mungesa e një vendimi nga PS “është dëshmi e pushtetit që klubi i non-gratave ka në politikën shqiptare”.

“PD e ka denoncuar kohë më parë përfshirjen e Aqif Rakipit në procesin e blerjes së votave. Ky fakt i konfirmuar dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit nuk arriti ta bindë Edi Ramën dhe deputetët e tij se votat e blera për llogari të të birit duhet të jenë një alarm për ecurinë normale të parlamentarizmit..,” tha Alibeaj.

Departamenti amerikan i Thesarit shpalli sanksione financiare për Rakipin më 11 prill, duke e konsideruar atë me ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri. Pjesë e sanksioneve ishte edhe pronari i televizionit Ora News, Ylli Ndroqi./ BIRN

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI