Flash

Detaji ulëritës/ Lulzim Basha vazhdon si "Kryetar i Partisë Demokratike" (FOTO)

Lapsi.al 19 April 2022
Detaji ulëritës/ Lulzim Basha vazhdon si "Kryetar i Partisë

Për Lulzim Bashën nuk ishte e lehtë të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.

U deshën një seri humbjesh në rrugëtimin e tij opozitar dhe një presion i brendshëm pas disfatës shkatërruese në zgjedhjet e gjashtë marsit që ai, edhe pse me pak ditë vonesë, të deklaronte dorëheqjen publikisht nga roli i kryetarit.

Megjithatë, në Facebook-un zyrtar të Lulzim Bashës, në sektorin "Intro" (Hyrje), thuhet se ai është "Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë".

Ky është një detaj i pa anashkalueshëm nga personi që menaxhon Facebook-un e Lulzim Bashës, ai vetë apo dikush tjetër.

Mes dy mundësive, që Basha mund ta ketë harruar këtë përcaktim në profilin e tij, ose ai përcaktim është lënë aty qëllimisht, shanset janë që më shumë të anohen nga kjo e dyta.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI