Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë. Mësohet se një automjet ka përplasur një fëmijë 7-vjeçar, me iniciale M.LL. I mituri është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Në spital është çuar edhe drejtuesja e mjetit, që ishte shtatzënë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.