Flash

Urdhëroi pengmarrjen e të riut pasi i kishte para borxh, gjykata lë në burg Denada Çezmën dhe bashkëpunëtorin

Lapsi.al 19 April 2022
Urdhëroi pengmarrjen e të riut pasi i kishte para borxh, gjykata

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për çiftin Shkëlqim Koçeku dhe Denada Çezma. Të dy këta persona rrëmbyen dhe dhunuan 31-vjeçarin Emil Sorra, për shkak të një borxhi të pakthyer. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 14 prill të këtij vitit.

Mësohet se Sorra i kishte marrë 20 mijë euro borxh 37-vjeçares, nën pretendimin se ishte i sëmurë me kancer dhe paratë i duheshin për trajtim. Pasi ka kaluar një kohë e gjatë dhe lekët nuk janë kthyer 37-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e të dashurit për të zgjidhur ‘problemin’. Kështu, i dashuri i Çezmës ka marrë peng dhe ka dhunuar të riun, në bashkëpunim me një mikun e tij, Sultan Picari, ky i fundit i shpallur tashmë në kërkim nga policia për veprën penale 'heqje e paligjshme e lirisë'.

Kujtojmë se teksa kreu krimin Koçeku i ishte caktuar masa ‘arrest shtëpie’ për armëmbajtje pa leje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI