Flash

"Meta e bëri Shqipërinë qesharake me tonelatat e medaljeve"/ Rama: Gati ligji i ri për sistemin e titujve

Lapsi.al 19 April 2022
"Meta e bëri Shqipërinë qesharake me tonelatat e

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe pritet të dorëzohen emrat e propozuara nga deputetët socialist për presidentin/en e re. Por përpara kësaj, Rama ka zgjedhur të komentojë kreun aktual të shtetit. Teksa fillimisht e cilësoi si presidentin më skandaloz të historisë shqiptare, Rama foli edhe për medaljet që Meta ka shpërndarë gjatë mandatit të tij.  Sipas kreut të qeverisë, presidenti Meta e ka bërë vendin qesharak pasi dekoron figurat që kanë ndërruar jetë. Rama ka thënë se në Shqipëri do të vendoset ligji rregullator i presidentit dhe ligji për medaljet e akorduara nga ky institucion.

"Sistemi i titujve të medaljeve është sistem i njohur, nuk ka 100 sisteme dhe është o njëri o tjetri, Shqipëria bën një përjashtim flagrant dhe është i vetmi vend në botë ku falë Metës dekorohen të vdekurit dhe u jepen titujt dëshmorëve të Ilir Metës. Meta e ka bërë Shqipërinë qesharake me dekret presidencial dhe kjo do të ndryshojë, është e rëndësishme për shtetin, për seriozitetin e një shteti dhe do kemi një shtet më serioz duke pasur një figurë më serioze, një ligj për institucionin e presidentit, një sistem titujsh e medaljesh serioz, siç e ka gjithë planeti", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI