Flash

Dëshmia e të penduarit: Vrasja e Behar Sofisë do paguhej nga ”Bajlozi” ose “I forti i Myslym Shyrit”

Lapsi.al 18 April 2022
Dëshmia e të penduarit: Vrasja e Behar Sofisë do paguhej nga

Ernejt Shyti,i arrestuar si ekzekutor i Behar Sofisë te Piramida në shkurt të 2021, ka zgjedhur të jetë bashkëpunues me Prokurorinë e Posaçme.

Sipas “Tv Klan”, 23-vjeçari duke treguar për ditët e përgatitjes së atentatit, flet edhe për personin i cili do të jepte lekët për punën që ata do kryenin.

Teksa qëndronte në heshtje dhe merrte instruksionet për vrasjen që do kryente,i riu ka dëgjuar nga anëtarët e tjerë të grupit se ky person kishte dy pseudonime.

“Unë kam dëgjuar Bujarin që i ka thënë Xhuljanos se Bajlozi t’i hedh lekët me çantë te dera e shtëpisë. Në këtë moment Xhuljano e pyeti pse e thërrisnin kështu dhe Bujari i tha se ai ka pasur një pseudonim tjetër, e kemi pas thirrur edhe “I Forti i Myslym Shyrit”, ka thënë ai.

Shyti tregon se Bujar Leza është personi që ka siguruar mjetet për vrasjen, nga arma të biçikleta, teksa Xhuljano Visha e ka shoqëruar në çdo moment të përgatitjes.

Grupi hetimitështë duke i verifikuar të dhënat e përfituara nga dëshmia e bashkëpunëtorit, të cilët siç thotë SPAK deri në këtë fazë kanë rezultuar të besueshme dhe korrespondojnë me përgjime dhe verifikimet e tjera.

Ndërkohë hetimet janë përqendruar në identifikimin e personit që përmendet nga Shyti si financues, si dhe porositësve të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI