Flash

Kosova: Parimi i reciprocitetit për targat është i panegociueshëm me Serbinë

Lapsi.al 18 April 2022
Kosova: Parimi i reciprocitetit për targat është i

Për Kosovën, parimi i reciprocitetit për zgjidhjen lidhur me targat e makinave është i padiskutueshëm dhe i panegociueshëm, deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë afat që deri më 21 prill të arrijnë një marrëveshje për targat, pasi aktualisht është në fuqi një marrëveshje e përkohshme e targave, ku makinat nga Kosova dhe Serbia duhet të mbulojnë me letër ngjitëse simbolet shtetërore në targa.

“Më 21 prill është afati i fundit kur do të duhej që të merremi vesh për targat. Unë e di që parimi i reciprocitetit do të jetë aty, ndërkaq për aspektet teknike e kemi grupin tonë teknik i cili merr pjesë atje si dhe kryengeciatorin i cili po bisedon se si ta gjejmë një zgjidhje. Por, ajo që e di që është e padiskutueshme, e panegociueshme është parimi i reciprocitetit si thelb i çfarëdo zgjidhjeje të ardhshme”, tha Kurti gjatë një deklarimi për media në Prishtinë më 18 prill.

Serbia i sheh si kërcënim deklaratat e Kurtit

Lidhur me deklaratat e Kurtit ka reaguar drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Përmes një komunikate për media, Petkoviç tha se Kurti nuk ka kredibilitet që të flasë për reciprocitetin në dialogun dhe marrëveshjet e arritura me Beogradin.

“Deklarata të tilla nuk janë gjë tjetër veçse një kërcënim dhe nuk kanë të bëjnë fare me respektimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani”, thuhet në komunikatë.

Siç thuhet në njoftimin e Zyrës për Kosovën të Qeverisë Serbe, Beogradi ka thënë se do të jetë pala përgjegjëse për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe së pari do të kujdeset për serbët.

“Nëse ai vërtetë është i përkushtuar për ndërtimin e paqes dhe bashkëjetesës së qëndrueshme në Kosovë dhe më gjerë, në Ballkanin Perëndimor, Kurti do të kishte mundësuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe kështu do të kontribuonte në stabilizimin e situatës në terren dhe respektimit të të drejtave të popullit serb në Kosovë”, tha Petkoviç.

Më 20 shtator të vitit 2021, Qeveria e Kosovës, kishte vendosur masën e reciprocitetit për targat serbe, që nënkuptonte se me të hyrë në territorin e Kosovës, makinat me targa serbe, duhet të merrnin targa provuese. Ideja ishte që këto targa provuese të ishin të vlefshme për 60 ditë dhe të kushtonin pesë euro.

Deri atëherë, qytetarët e Kosovës, të cilët kishin targa RKS (Republika e Kosovës), përgjatë një dekade, kur hynin në territorin e Serbisë, paguanin rreth pesë euro për targat provuese, që vlenin për 60 ditë.

Kjo më pas nxiti protesta dhe bllokada nga serbët lokalë, të cilët shtatorin e kaluar bllokuan rrugët që çonin në dy pikëkalimet kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Më 30 shtator, me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje të përkohshme për targat. Por, grupet punuese nga Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian kanë afat që deri më 21 prill të arrijnë një marrëveshje përfundimtare.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kishte deklaruar në mars për REL-in se ishte optimist se grupet punuese do të prezantonin propozime për këtë çështje, për të cilat më pas do të vendosnin udhëheqja politike e të dyja shteteve./ REL

Të këshilluara

Kosovës i shtohet edhe një parti e re

Më 9 mars është regjistruar partia më e re politike në Kosovë. Ketar i Bashkimit për Ndryshim – Anamorava, është zgjedhur Isa Agushi. I njëjti në Sytë 7 në K...

15:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI