Flash

Bilanci i Rrugores për një javë, "fluturojnë" 150 patenta, mbi 6 mijë gjoba

Lapsi.al 18 April 2022
Bilanci i Rrugores për një javë, "fluturojnë" 150

Policia Rrugore gjatë javës që lamë pas kanë ndëshkuar shoferët e pabundur të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat bëhet me dije se për shkak të mos respektimit të rregullave të qarkullimit janë arrestuar 27 shoferë dhe janë hequr 150 patenta.

Gjithashtu janë vendosur 6,349 masa administrative, me një mesatare 907 masa në ditë, konkretisht për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike, për parakalime të gabuara, për përdorim të aparati celular, për mosvendosjen e rripit të sigurimit, për shpejtësi tej normave të lejuara, për shkelje të semaforit, për mosdhënie përparësise këmbësorëve, për xhama të zinj, për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, për qëndrime të gabuara etj.

Njoftimi i plotë:

Rëndësi e veçantë i është kushtuar ndëshkimit të atyre drejtuesve të mjeteve që përdorin korsitë e dedikuara për mjetet e transportit publik, të ambulancave, zjarrfikëseve apo taksive, atyre që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit apo nuk vendosin rripin e sigurimit.

Kontrolle të shtuara edhe për ata që qarkullojnë me shpejtësi apo drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, apo që kryejnë gara shpejtësie.

Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi 3 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer.

27 persona janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, për mitëdhënie dhe për shkelje të tjera.

150 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 6,349 masa administrative, me një mesatare 907 masa në ditë, konkretisht për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike, për parakalime të gabuara, për përdorim të aparati celular, për mosvendosjen e rripit të sigurimit, për shpejtësi tej normave të lejuara, për shkelje të semaforit, për mosdhënie përparësise këmbësorëve, për xhama të zinj, për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, për qëndrime të gabuara etj.

Janë bllokuar 21 automjete, për mungesë dokumentacioni apo me targa të huaja, të cilat i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë. Janë hequr 3 palë targa të modifikuara, që nuk i përkisnin mjeteve ose ishin të çregjistruara nga vendet e origjinës. Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.

Të këshilluara

Kosovës i shtohet edhe një parti e re

Më 9 mars është regjistruar partia më e re politike në Kosovë. Ketar i Bashkimit për Ndryshim – Anamorava, është zgjedhur Isa Agushi. I njëjti në Sytë 7 në K...

15:43

Grabitet me armë posta në Kamëz

Një grabitje ka ndodhur mesditën e sotme në Kamëz. Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur me armë, një zyrë poste. Ata mësohet se kanë marrë një shu...

14:53

Grabitje me armë në postën e Kamzës

Pika e Postës Shqiptare në Kamëz është grabitet me armë zjarri këtë të hënë. Mësohet se autorët kanë marrë një shumë parash e më pas janë larguar nga vendi i ng...

14:50

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI