Flash

Dëshmia tronditëse e Fatjonit: Babai iu fut në dhomë Merushes dhe e ka ngacmuar

Lapsi.al 18 April 2022
Dëshmia tronditëse e Fatjonit: Babai iu fut në dhomë

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me vrasjen e Merushe Hazizi, 30-vjeçarja e cila u vra nga vjehrri Xhevahir Hoxha në Fier. Bashkëjetuesi i saj Fatjon Hoxha, njëkohësisht djali i Xhevahirit, ka folur në emisionin "Me zemër të hapur"duke treguar se para disa vitesh babai i tij i ishte futur në dhomë Merushes dhe e kishte ngacmuar. Mes lotësh ai tregoi se këtë ngjarje ia kishte treguar nëna e tij në mëngjesin e asaj dite, e pasi kishte pyetur partneren, edhe ajo ia kishte konfirmuar dukje i thënë se “ai qeni mu fut në dhomë, hyri nga dritarja”.

Po bën tre vite që e solla në shtëpi Merushen, aty e lash të flinte te një dhomë dhe unë fjeta te dhoma ime, dhe ai ishte hedhur nga dritarja, dhe mendova se ishe ti, nuk e shihja fare, dhe ai kishte fikur sahatin, i kishte thënë jo kshu jo kshu e kishte ngacmuar, ndeza blicin e telefonit tha Merushja dhe kur e pa që ishte ai,  i tha dil jashtë, ai doli dhe i tha po i the gjë Fatjonit do të vë teken në gojë do të vras, këtë gjë ia kishte thënë mamasë time ai, më tha ajo ca kish bërë kshu kshu, kishte shkuar në dhomë…. Vajta nga mami dhe më tha në mëngjes kshu kshu, Merushja u ngrit duke qarë, ‘më hyri në dhomë qeni’, kishte lënë dritaren hapur dhe i kishte hyrë në dhomë”,-tregoi ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI