Flash

Tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi, nën hetim 12 persona në Berat

Lapsi.al 18 April 2022
Tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi, nën hetim 12 persona

Policia e Beratit ka goditur një rast të organizimit të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin dhe ka vënë nën hetim 12 persona, mes tyre edhe organizatorin, i cili kishte marrë me qira ambientin në të cilin organizonte lojëra fati. Blutë bëjnë me dije se u procedua A. Gj., 27 vjeç, banues në Berat, organizator i kësaj veprimtarie, si dhe 11 shtetas të tjerë, pjesëmarrës në lojën e organizuar në ambientin e marrë me qira nga shtetasi A. Gj., për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e magazinës që shtetasi A. Gj. e kishte marrë me qira, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për javën

Moti pwr kwtw javw parashikohet kryesisht i paqëndrueshwm, por nuk do të mungojnë edhe ditët me diell. Java nis me diten e Hënë dhe mot me alternime kthjelli...

07:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI