Flash

Berisha: Basha tani po hap fjalë se unë do arrestohem

Lapsi.al 18 April 2022
Berisha: Basha tani po hap fjalë se unë do arrestohem

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ish-kreu i PD-së Lulzim Basha po thotë në takimet që po zhvillon se ai do të arrestohet.

“Ky që kalon nga mbledhja në mbledhje, me ato foltoret e mbyllura dhe u thotë; “Durim se do arrestohet Berisha”. Ka që nga shtatori gjer sot që e ka këtë gjë.

Çfarë sheh Rama sot, sheh fatin e Bashës, ndaj dhe thotë “Ssss kape” por është i pashpresë, sepse afera e inceneratorëve dhe të garantoj se ka afera në potencial edhe më të mëdha” – tha Berisha që tregoi kur do jetë gara për kreun e PD-së.

“Kjo është agjenda e 30 prillit. Do shpallet data e zgjedhjes së kryetarit të partisë. Këtë s’ka nevojë ta bëjë Kuvendi, këtë e bën ose Komisioni i Rithemelimit para Kuvendit ose kryesia pas Kuvendit të 30 prillit” - deklaroi Berisha.

“Kandidatët e mi kanë qenë Pjetër Arbnori, Azem Hajdari, Neritan Ceka, Uran Butka. S’kam pasur kandidatë fiktivë, por kandidatë që janë nderuar. E kam thënë, atë që them, i bindur të jesh që mbahem pas tyre pavarësisht çmimit.

Lulzim Basha ka të drejtë të kandidojë për të gjitha forumet përfshirë kryetarin e PD-së. Nuk do ndihesha aspak jo komod” - tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI