Flash

PS mbledh sot grupin parlamentar, propozojnë emrat për presidentin e ri

Lapsi.al 19 April 2022
PS mbledh sot grupin parlamentar, propozojnë emrat për presidentin e

Deputetët socialistë do të dorëzojnë sot zarfin, brenda të cilit do të jenë emrat e 3 kandidatëve që ata propozojnë për president. Në ora 10:00 Grupi Parlamentar Socialist do të nisë procesin e identifikimit të kandidaturës për presidentin/en e republikës. Deputetët do të depozitojnë në një sekretari të posaçme zarfin dhe më pas propozimet do vlerësohen nga Balla, Spiropali dhe Gjiknuri. Më pas nesër do të zhvillohet takimi i parë me opozitën parlamentare. 3-shja socialiste do të takohet me Enkelejd Alibeajn nga Partia Demokratike, Mesila Dodën nga Demokracia për Integrim dhe Fatmir Mediun nga Aleanca për Ndryshim, por pa përfshirë Komisionin e Rithemelimit të PD-së.

Edhe qytetarët që duan të bëjnë ndonjë propozim mund ta dërgojnë emrin në adresën zyrtare email: [email protected]. Balla tha se do të ftohet edhe shoqëria civile në një takim për të marrë propozim për një emër.  Presidentit Ilir Meta i përfundon afati më 24 korrik, por kreu i Grupit Parlamentar Socialist shprehet se procesi ka nisur më herët për të qenë në kohë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI