Flash

Ukraina hedh poshtë pretendimet për kërcënime ndaj kompanisë ajrore të Serbisë

Lapsi.al 19 April 2022
Ukraina hedh poshtë pretendimet për kërcënime ndaj

Ukraina ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç se shërbimi sekret i Ukrainës është mbrapa një serie të kërcënimeve mashtruese me bomba kundër fluturimeve të kompanisë Air Serbia për në Rusi. Vuçiç pretendon se shërbimet e jashtme të inteligjencës në Ukrainë dhe në një shtet të paidentifikuar të Bashkimit Evropian janë mbrapa kërcënimeve.

“Deklaratat e Vuçiç për përfshirjet e dyshuara të Ukrainës në kërcënime me bomba ndaj aeroplanëve serbë që udhëtojnë në Rusi, nuk janë të vërteta”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ukrainase, Oleg Nikolenko përmes një deklarate.

Zyrtarë  të tjerë serbë kanë pretenduar se kërcënimet janë bërë nga Ukraina apo Polonia. Kompania serbe është e vetmja në Evropë që nuk u është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian për fluturimet nga dhe drejt Rusisë, prej shpërthimit të luftës në Ukrainë. Disa fluturime të planifikuara për në Moskë dhe Shën Petersburg janë vonuar apo anuluar, pasi ka pasur kërcënime anonime për bomba.

Vuçiç ka thënë se ndonëse fluturimet drejt Rusisë do të vazhdojnë të realizohen “për shkak të parimeve tona”, raporton REL.

Serbia ka votuar për miratimin e tri rezolutave në Kombeve të Bashkuara për të dënuar luftën e Rusisë kundër Ukrainës, mirëpo ky shtet nuk u është bashkuar sanksioneve ndërkombëtare kundër Moskës. Ministria e Jashtme ukrainase ka shprehur zhgënjim që Serbia, vend kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, nuk mbështet ende sanksionet e bllokut evropian kundër Rusisë./REL

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI