Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Rama: Meta është presidenti më skandaloz që ka njohur historia

Lapsi.al 19 April 2022
Rama: Meta është presidenti më skandaloz që ka njohur

Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur Grupin Parlamentar ku do të bëhet dorëzimi i emrave të propozuara nga deputetët socialist për presidentin/en e re. Gjatë fjalës së tij, kryeministri ka folur sërish edhe për presidentin aktual, duke iu referuar si kreu i shtetit më skandaloz në historinë e Shqipërisë. Në mbledhjen e grupit parlamentar, Rama tha se rrethanat ishin të tillë që i detyruan të zgjidhin Ilir Metën, duke e cilësuar atë si “president për opozitën”.

‘Presidenti më i paparsërishtëm në llojin vet që Shqipëria ka pasur taksiratin të ketë mbi krye. Zgjedhja e Ilir Metës president ishte një zgjedhje me detyrim përcaktim për ne pasi nuk i kishim votat dhe njëkohësisht gjendeshim në një kontekst politik të jashtëzakonshëm, po të kesh parasysh se mungonte opozita zyrtare në sallë dhe vullneti dhe dëshira jonë ishte që zgjedhja jonë të binte mbi dikë që të përfaqësonte edhe opozitën. Në ato kushte në zgjodhëm një president për opozitën por duke menduar se do të ishte dhe një president për Shqipërinë. Rrjedha e ngjarjeve tregoi krejt të kundërtën për Shqipërinë dhe për shqiptarët i dha vendin një president shëmbëlltyra më e keqe e opozitës më të keqe që ky vend ka pasur.’- tha Rama.

Rama po ashtu ka folur edhe për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, duke thënë se do të vendoset dikush me integritet dhe norma.

" Do zgjedhim një figurë për 5 vitet e ardhme rolin e kreut të shtetit që të rrezatojë normalitet, që të ketë integritet, që të garantojë respekt të ndërsjellët mes institucionet të presidentit dhe aleatëve strategjikë, miqve të vendit, që të sigurojë gjithashtu një nivel profesionalizmi në adresimin e të gjithë gamës së çështjeve që lidhen me presidentin e Republikës dhe të përçojë një frymë përbashkuese për të gjithë qytetarët, përtej bindjeve politike dhe këtu sfida vështirësohet dhe përzgjedhja është shumë më e ngushte se çdo të ishte në sy të parë përzgjedhja e një pasuesi të presidentit më skandaloz që ka njohur historia e atij institucioni", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI