Flash

Presidentin ta zgjedhë populli?/ Rama: Temë për Keshillim Kombëtar ose për mbajtje referendumi në të ardhmen

Lapsi.al 19 April 2022
Presidentin ta zgjedhë populli?/ Rama: Temë për Keshillim

Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur Grupin Parlamentar ku do të bëhet dorëzimi i emrave të propozuara nga deputetët socialist për presidentin/en e re. Ndër të tjera, Rama ka theksuar se Kuvendi do zgjedhë Presidentin dhe ka treguar arsyet se pse nuk mund të zgjidhet nga populli. Kreu i qeverisë shtoi se si rast do të trajtohet në Këshillimin e ardhshëm Kombëtar apo mund të jetë edhe temë për mbajtjen e një referendumi.

"Ka pasur një debat në lidhje me Pse-në e moszgjedhjes së Presidentit nga populli dhe ripërsëritjen e të njëjtit proces që sidoqoftë mbetet një proces i kufizuar në kornizën e veprimtarisë së partive politike në Kuvend. Është një temë e cila meriton të diskutohet. Me të gjitha arsyet në kushtet kur jemi, Presidentin apo Presidenten do ta zgjedhë Kuvendi por ne kemi detyrimin që t'i japim njerëzve mundësinë  të shprehen për këtë temë. Shqipëria mund ta zgjedhë një President nga populli nëse mund ta ndryshojë ngrehinën e vet kushtetuese dhe do t'i japë Presidentit disa instrumente që e bëjnë një figurë të zgjedhur nga populli, një figurë që ka peshën dhe zërin e vet, bazuar në atributet që jep Kushtetuta. Ajo që na duhet në rast se do të shkojmë në rast të zgjedhjes së Presidentit nga populli është një diskutim i gjerë edhe me faktorët e tjerë dhe me popullin se çfarë do të thotë kjo. Kjo do të jetë një temë për Këshillimin e ardhshëm Kombëtar dhe një temë për Referendum popullor. Grupi Parlamentar i PS ka ngarkuar prej kohësh një ekip për të përgatitur dhe ligjin për Presidentin, gjë që nuk e kemi shtyrë më tutje", tha Rama. 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI