Flash

Rama njofton tur në të gjithë vendin në dy muajt e ardhshëm: Do përzgjedhim temat për Këshillimin Kombëtar

Lapsi.al 19 April 2022
Rama njofton tur në të gjithë vendin në dy muajt e

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, që shënon nisjen e procedurës së maxhorancës për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës, kryesocialisti Edi Rama u ndal edhe tek Këshilli Kombëtar. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se ka pasur shumë kërkesa nga qytetarët në lidhje me Këshillimin, edhe nga ata të cilët kanë qenë skeptik. Sipas Ramës, ministrat po punojnë për draftet për nismat që u votuan. Mes të tjerash kryeqeveritari ka thënë se do ketë një takim me të gjithë ministrat, lidhur me iniciativat e nevojshme të dala nga Këshilli Kombëtar. Po ashtu Rama paralajmëroi edhe një tur në të gjithë Shqipërinë të ministrave, deputetëve dhe kryetarëve të bashkive në muajt maj dhe qershor për takime me qytetarët për të parë nga afër problematikat e tyre në mënyrë që të nisë hartimi i këshillimit të ardhshëm kombëtar.

"Fundviti nis Këshillimi Kombëtar, në tema do të jenë tema që janë realisht me interes për ta. Në vijim, në periudhën maj-qershor do të organizojmë një  lëvizje në të gjithë Shqipërinë me pjesëmarrjen e të gjithë ministrave, deputetëve, kryetarëve të Bashkive për të trajtuar qoftë tema të këtij këshillimi kombëtar, qoftë ato që shqetësojnë komunitete të ndryshe, si edhe problematika që hasim në nivelin e qeverisjes vendore dhe qendrore, do na duhet të ulemi përsëri dhe është mirë që të gjithë të jenë të përgatitur për këtë që të diskutojmë për të dyja aspektet, e para lidhur me cilat janë temat që do të trajtojë Këshillimi i ardhshëm kombëtar dhe cilat do të jenë problematikat e zonave", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI