Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Alibeaj për presidentin: Do konsultohemi me grupin parlamentar, qeveria mos ta vendosë me shumicë të thjeshtë

Lapsi.al 19 April 2022
Alibeaj për presidentin: Do konsultohemi me grupin parlamentar, qeveria mos

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar ditën e sotme se do të mblidhet grupi i PD-së për të vendosur mbi qëndrimin që do të mbajnë mbi emrin e presidentit të ri. Alibeaj ka kërkuar nga mazhoranca që të mos përdorë shumicën e thjeshtë për të zgjedhur emrin e kreut të shtetit, por që procesi të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent.

“Presidenti përfaqëson unitetin e popullit dhe ky është frymëzi nga duhet të niset procesi, është më i rëndësishme procesi, pasi nëse është gjithëpërfshirës dhe transparent jo i mbyllur në zarfe do jap produktin e  duhur. Duhet të niset me këmbën e mbarë, duke respektuar kushtetutën, dhe sigurisht atë që ka qenë tradita e deritanishme . Për këtë arsye besoj se kushdo në një ngjarje kaq të madhe si zgjedhja e presidentit procesi duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës. Ky duhet të jetë frymëzimi dhe qasja. Për këtë arsye të gjithë e dimë se cila është procedura e zgjedhjes së presidentit. Presidenti në raundin e  parë dhe të dytë nuk ka pese të zgjidhjet me zarf, pasi nuk e shikon dinjitoze. Dhe zgjedhja e tij ne raudin e 4 dhe te 5 nuk duhet te ndodhe. Do jetë grupi i PD që do të mbajë qëndrimin e tij, do të konsultohem me grupin. Ketë do të bëjë grupi i PD për të qenë transparencë në qëndrimin tonë për presidentin. Do të jetë grupi i yni që do vendos për qëndrimin dhe pastaj për procedurat”, tha Alibeaj.

Ndërkohë këtë të martë socialistët u mblodhën dhe dhanë emrat e tyre për kandidatët e mundshëm që ata i shohin të denjë për rolin e kreut të shtetit. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka paralajmëruar nesër një takim me përfaqësues të opozitës për të diskutuar mbi këtë çështje, ndonëse në këtë proces nuk janë të përfshirë Lëvizja Socialiste për Integrim apo Komisioni i Rithemelimit të PD-së, nën pretendimin se ata nuk kanë një grup parlamentar.

 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI