Flash

FOTO/ Fabrika "Azovstal", kështjella që rusët nuk po marrin dot në Mariupol

Lapsi.al 19 April 2022
FOTO/ Fabrika "Azovstal", kështjella që rusët nuk po

Teksa ushtria ruse po fiton terren në Mariupol, perimetri i rezistencës ukrainase po zvogëlohet. “Kalaja e fundit” e forcave të Kievit është fabrika e çelikut Azovstal, një nga fabrikat më të mëdha metalurgjike në Evropë. Aty luftëtarët e batalionit Azov kanë ngritur barrikada. Ky batalion është përmendur shpesh nga presidenti rus Vladimir Putin kur flet për "denazifikimin" e Ukrainës.

Fabrika është një zonë me pamje nga deti me mbi 11 kilometra katrorë brenda së cilës ka ndërtesa, furra, pista dhe mbi të gjitha, e pajisur me një rrjet të dendur tunelesh nëntokësore të ndërtuara në kohët sovjetike për t'i bërë ballë një sulmi bërthamor. Ministria ruse e Mbrojtjes lëshoi një ultimatum të ri të martën që ushtarët ukrainas të bllokuar në fabrikën e çelikut të dorëzoheshin deri në mesditë.

“Mjaft me këtë rezistencë të pakuptimtë, lërini armët”, - ishte apeli i rusëve që sigurisht u refuzua nga Kievi. Përveç të mbijetuarve të batalionit Azov, në uzinë u strehuan edhe qindra civilë edhe pse këtë separatistët e Milicisë Popullore të Donjeckut e mohojnë.

Planimetria e fabrikës së çelikut e bën të tillë që të qëndrojë ende nga sulmet e pareshtura të rusëve. Tentimi për një bastisje masive do të bënte që këmbësoria ruse të paguante një çmim shumë të lartë viktimash. Luftëtarët ukrainas janë fshehur në labirinte që mund të kthehen në një kurth për rusët.

Për këtë arsye Moska mund të nisë një sulm nga ajri me qëllim shmangien e kostove njerëzore. Sipas komandantit të regjimentit Azov, Denys Prokopenko ushtria ruse tashmë ka hedhur mjaft bomba anti-bunker në fabrikën e çelikut. Javën e kaluar këshilltari i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, Petro Andriushchenko, tha se rusët ishin gati të bombardonin Azovstal me bomba mjaft të fuqishme.

Kreu i Qendrës së Kontrollit të Mbrojtjes Kombëtare të Federatës Ruse, gjeneral koloneli Mikhail Mizintsev tha të shtunën se mbrojtësit e Mariupolit kanë mbetur pa ushqim dhe ujë dhe vetëm kundërshtimi nga autoritetet e Kievit i pengon ata të dorëzohen. Megjithtë regjimenti ka përgatitur prej kohësh mbrojtjen e fabrikës së çelikut që tashmë po e quajnë "kështjella e Azov". ©LAPSI.al

Fortress in a city': steel plant becomes Ukrainian hold-out in Mariupol |  Ukraine | The Guardian

New ultimatum for Ukrainian forces in Mariupol's Azovstal plant |  Russia-Ukraine war News | Al Jazeera

Ultimatumi i ri i Moskës për luftëtarët ukrain - Syri | Lajmi i fundit

Resistance in Mariupol: a steel battle between blast furnaces and tunnels  of the Soviet era - Infobae

At least 1,000 civilians hiding under Ukrainian stronghold steel plant in  Mariupol- city council | Reuters

In Ukraine's war-battered Mariupol, major European steel plant damaged: 5  points | World News - Hindustan TimesRussia Bombing Mariupol Steel Plant Where Ukrainians Hiding: Commander

Të këshilluara

DETAJET/ Një i plagosur me armë në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në drejtorinë e policisë së Shkodrës mbrëmjen e kësaj të marte. Burimet nga uniformat blu të këtij qyteti thanë se nj...

21:56

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI