Flash

"Ka përmbushur kriteret"/ PE-ja përsërit thirrjen për liberalizim të vizave për Kosovën

Lapsi.al 20 April 2022
"Ka përmbushur kriteret"/ PE-ja përsërit thirrjen

Parlamenti Europian ka përsëritur thirrjen për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe, në anën tjetër, edhe për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të dyja këto vende të avancojnë drejt Bashkimit Evropian. Këto thirrje janë përfshirë në tekstet e drafteve të raporteve për Kosovën dhe për Serbinë, të cilat i ka siguruar Radio Evropa e Lirë. Në raport përsëritet se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave që në vitin 2018, por akoma nuk është miratuar vendimi për liberalizim vizash. Ndërkaq, i bëhet thirrje Këshillit të BE-së që urgjentisht të marrë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në këtë raport thuhet se janë në dijeni për qëllimin e Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në BE. Kosova ka shënuar përparim në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe përshëndetet edhe përkushtimi për avancimin e reformave në kuadër të Agjendës së reformave evropiane, thuhet në këtë raport. Si dëshmi për këtë përmendet edhe fakti se Kosova ka avancuar për 17 pozita në indeksin e perceptimit të korrupsionit të organizatës Transparency International. Gjithashtu, përmendet fakti se në Kosovë ekziston një mbështetje e madhe për integrim në BE gjatë vitit 2022.

“Por, nënvizojmë faktin se nuk ekziston një procedurë e shpejtë dhe se normalizimi i raporteve me Serbinë është i domosdoshëm për avancimin e Kosovës në rrugën e saj evropiane”, thuhet në tekstin e draftit të raportit, për të cilin do të diskutohet të enjten në seancën e Komisionit për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian.

Edhe kësaj radhe përsëritet thirrja për 5 vendet e BE-së për ta njohur Kosovën.

“Shprehim keqardhje për faktin se 5 vende anëtare të BE-së akoma nuk e kanë njohur Kosovën dhe përsërisim thirrjen që ta bëjnë një gjë tillë”, thuhet në këtë tekst.

Përmes këtij raporti, Parlamenti Evropian shpreh mbështetjen e plotë për paralajmërimin e Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Në të njëjtën kohë u është bashkuar të gjitha qëndrimeve të BE-së në lidhje me agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, ka shpallur sanksione dhe me një Rezolutë të veçantë në Kuvend e ka dënuar këtë agresion. Në tekst kritika Kosovës i janë drejtuar për gjendjen në Gjyqësor. Është shprehur shqetësim për shkak se Gjyqësori vazhdon të jetë joefikas dhe i ndjeshëm nga ndërhyrjet politike. Në këtë drejtim është përshëndetur propozimi për reformën e Prokurorisë dhe është kërkuar që të merret parasysh mendimi i Komisionit të Venecias.

Parlamenti është në dijeni dhe për planin e Qeverisë për vetting të gjykatësve dhe prokurorëve dhe nënvizon se kjo duhet të mbetet vetëm si mundësi e fundit dhe të mos injorohen qëndrimet e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është përshëndetur edhe përpjekja për depolitizimin dhe profesionalizimin e shërbyesve civilë. Nga Qeveria e Kosovës është kërkuar që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. “Jemi të shqetësuar se autoritetet akoma nuk e kanë zbatuar këtë vendim dhe në këtë mënyrë dëmton përkushtimin e Qeverisë për të forcuar sundimin e ligjit dhe respektin për pavarësinë e gjyqësorit”, thuhet në tekst.

Parlamenti, sipas draftit të këtij raporti, shpreh keqardhje për suksesin e kufizuar të nismave për të përfshirë komunitetin serb të Kosovës në strukturat politike, sociale dhe ekonomike. Ndërkaq, rikujton se institucionalizimi dhe mësimi i gjuhëve zyrtare në Kosovë dhe qasja e barabartë në shërbime dhe informacione në gjuhët zyrtare, është esenciale. Duke rikujtuar rolin e mediave si shtyllë të demokracisë, bëhet ftesë për mbrojtje të gazetarëve nga presionet politike dhe thuhet se gjuha fyese ndaj gazetarëve është e papranueshme./ REL

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI