Flash

Kriza energjitike/ Berisha: Rajoni do të merrte energji nga TAP-i

Lapsi.al 20 April 2022
Kriza energjitike/ Berisha: Rajoni do të merrte energji nga TAP-i

Në një tryezë me ekspertë të energjitikës, ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se Gazsjellësi Trans Adriatik(TAP), që u miratua që kur ai ishte në krye të qeverisë, ishte planifikuar të furnizonte me energji tërë rajonin. Sipas Berishës është qëndrimi korruptiv i qeverisë në raport me klientelën e gazit në Shqipëri ai që ka sjellë krizën.

“Shqipëria ka tokën dhe detin të studiuar për erën, por asgjë nuk ka lëvizur. Shqipëria ka potencialin më të madh energjetik. Gazsjellësi TAP, është projekti më i madh i viteve në Europë, por qëndrimi i tyre (qeverisë) ka qenë korruptiv në raport me klientelën e gazit në Shqipëri. Kontrata e votuar në parlament në vitin 2013 ka përcaktime ligje, në përputhje me të cilat konsorciumi i ndërtimit është i detyruar të lërë dalje në Seman. Jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin. Parashikimi ka qenë që rajoni gazin ta merrte nga TAP. hqipëria në këtë gazjellës ka fatin të jetë vendi i depozitave më të madhe në Europë të gazit. Është parashikuar që depozitat të jenë në Dumre. Në vitin 2014, Damian Gjiknuri ulet dhe firmos dhe njëherë për masterplanin e gazit. Në vitin 2021, Balluku ulet dhe firmos të njëjtin protokoll”, u shpreh ish-kryeministri.

Ndër të tjera kryeministri u shpreh se fajtor për krizën e energjisë nuk është as moti e as lufta në Ukrainë, por keqmenaxhimi i situatës nga qeveria. Berisha thekson se qeveria e ka shitur shumë lirë energjinë në një kohë kur në bursë çmimi i saj ishte shumë më i shtrenjtë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI