Flash

Berisha: Qeveria përgjegjëse për krizën energjitike në vend

Lapsi.al 20 April 2022
Berisha: Qeveria përgjegjëse për krizën energjitike në

Sali Berisha bën përgjegjëse qeverinë për krizën energjitike në vend.

Në një tryezë me ekspertë për krizën në sistemin energjitike, ish kryeministri pohoi se energjia ka qenë gjithnjë problem cardinal, ndërsa akuzoi qeverinë e kryeministrit Rama se në kundërshtim me ligjet e vendit zbrazi digat, dhe shiti energjinë me 42 euro në verë, kur në bursë cmimi i saj ishte 130 euro.

“Takimi për një problem themelor të Shqipërisë, energjia ka qenë gjithnjë problem kardinal. Nën hijen e luftës, ka marrë përmasa edhe më të mëdha. Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që ka 3-4 fishuar cmimin për bizneset dhe premton të rrisë në mënyrë absurde cmimin për konsumatorët. Është vendi i vetëm që takson naftën mbi 1 euro dhe ka një prej cmimeve më të larta në Europë.

Sigurisht Shqipëria nuk është një ishull. Në rrafshin e energjisë dhe prodhimit të saj, Shqipëria është vendi që duhet të ndjente më pak se cdo vend tjetër ndikimin mbi energjitikën e kontinentit të agresionit rus mbi Ukrainën. Energjia e saj në masën 96-98 % është tërësisht ujore, prodhohet me kosto më të ulët se në cdo vend. Prodhimi i energjisë në Shqipëri gjatë 2021 është më i lartë në rekord historik, rreth 8.9 mln kiloëat / orë. Duke patur parasysh këto faktorë dhe nëse, analizojmë qëndrimin në menazhimin e rezervës ujore të kaskadës konstaton se shkak i krizën në Shqipëri nuk është moti, nuk është lufta, por plackitja grabitja vjedhja në këto sipërmarrje.

Shqipëria nuk besoj të ketë vend tjetër që zbras digat në kundërshtim me ligjet e saj, dhe shet energji me 42 euro kur në bursë është 130 euro. Sic ka ndodhur gjatë verës. Apo blen energji me 300 euro në një kohë kur për furnizimin e saj është blerë në bursë me 150 euro. pra, kemi të bëjmë me një rritje cmimesh të diktuara nga keqmenaxhimi dhe vjedhja. Ai ndau para me blerësin. Pra, kemi të bëjmë me një menaxhim kleptokratik të sipërmarrjeve publike që defacto sot janë të falimentuara sepse borxhi ka kaluar 1 mld euro.

Cfarë qëndron tjetër në themel të kësaj krize? Qëndron qëndrimi i papërgjegjshëm i kësaj qeverie që në 9 vite nuk ka siguruar një burim të vetëm energjie vec burimeve ujore, kur potencialet i kishte të jashtëzakonshme. Kjo qeveri trashëgoi në hidro rreth 170 kontrata për ndërtimin e HEC-eve. Nuk them mos ndiqte cuarjen më tej të shfrytëzimit të burimeve ujore, po përparësi duhet të ishte diversikimi i burimeve energjitike.

Një vend që 9 vite vec paneleve të shtatcraftit nuk ka realizuar asgjë. Ka listuar një listë parqesh voltaike, por s ka nisur puna në asnjë prej tyre. Ka përjashtuar kompani që kishin cdo potencial për përmbushjen e kontratës. Shqipëria ka platformat e erës ndër më të fuqishmet në Europë.” u shpreh Berisha.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Reshje dhe rrebesh shiu

Pjesa e parë e ditës sot do të jetë në ndikimin e vranësirave të shumta të cilat më të fokususra do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht Qendrore, ku pritet ...

07:40

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI