Flash

Loja për Presidentin/ Sot nisin takimet mes mazhorancës dhe copëzave të opozitës

Lapsi.al 20 April 2022
Loja për Presidentin/ Sot nisin takimet mes mazhorancës dhe

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Taulant Balla do të takohet ditën e sotme me kreun e grupit të Aleancës për Ndryshim Fatmir Mediu në kuadër të procesit të konsultimeve për zgjedhjen e presidentit.

Takimi do të mbahet në orën 16:00 në kryesinë e Kuvendit.

Sot PS kishte thirrur në takim të gjithë krerët e grupeve parlamentare, por PD shtyu mbledhjen e saj për paraditen e nesërme.

Lexo më tej: Show për Presidentin, socialistët propozojnë 67 emra 

Kjo në shenjë solidariteti me deputetin Luçiano Boçi i cili humbi babanë një ditë më parë ndërsa përcjellja e tij për në banesën e fundit do të bëhet pikërisht në orën 16:00.

Partia Demokratike nuk është shprehur ende për çështjen e presidentit. Kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj njoftoi dje se do të dalin me një qëndrim të përbashkët në përfundim të mbledhjes së grupit.

Lexo më tej: Nga zarfi tek vota në emailin e PS/ Si po degradon caktimi i presidentit të ri 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI