Flash

Bllokoi llogarinë rrjedhëse pa dijeninë e kompanisë, arrestohet vëllai i ish-deputetit në Tiranë

Lapsi.al 15 April 2022
Bllokoi llogarinë rrjedhëse pa dijeninë e kompanisë,

Një përmbarues privat ka shpërdoruar detyrën, duke firmosur shkresa dhe vendime për sekuestro për bllokimin e llogarive rrjedhëse të një subjekti, pa e njoftuar atë. Mësohet se është arrestuar 54-vjeçari Fatos Alimadhi, vëllai i ish deputetit Adriatik Alimadhi. Përmbaruesi Alimadhi akuzohet se së bashku me dy të tjerë kanë firmosur shkresa dhe vendime për sekuestro për bllokimin e llogarive rrjedhëse të një subjekti privat, pa e njoftuar këtë subjekt.

Mësohet se një person ka marrë kredi në emër të një subjekti dhe pas disa kohësh ka ndërruar jetë.  Sipas ligjit në momentin që ndërron jetë personi që ka marrë kredinë e mbulon siguracioni i jetës. Por përmbaruesi Fatos Alimadhi i bllokoi llogaritë familjarëve të të ndjerit pa i lajmëruar. Për këtë arsye ai është në pranga.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI