Flash

Zbulohet komploti për të rrëmbyer ministrin gjerman të shëndetësisë

Lapsi.al 14 April 2022
Zbulohet komploti për të rrëmbyer ministrin gjerman të

Autoritetet policore gjermane zbuluan një komplot për të rrëmbyer ministrin e shëndetësisë, Karl Lauterbach. 4 persona u vunë në pranga ndërsa një i pestë u shpall në kërkim. Sipas të njëjtave burime të përfshirë ishin grupe që kundërshtonin kufizimet e Covid-19 dhe vaksinimin e detyrueshëm.

Prokurorët thanë më herët se grupi kishte si synim edhe të shkatërronte objektet e energjisë elektrike për të shkaktuar një ndërprerje të energjisë në mbarë vendin.

Vetë ministri në një deklaratë për mediat tha se synimi i tyre ishte të destabilizonin shtetin dhe sistemin demokratik të vendit.

"Kjo është një pakicë e vogël në shoqërinë tonë, por ata janë shumë të rrezikshëm," - tha Lauterbach në një konferencë shtypi.

Të dyshuarit ishin të lidhur me grupe që protestuan kundër kufizimeve të Covid, dhe me lëvizjen e ekstremit të djathtë "Reichsbürger", e cila mohon ekzistencën e shtetit modern gjerman.

Në dhjetor, policia zbuloi një tjetër komplot nga aktivistët kundër vaksinimit për të vrarë kryeministrin e shtetit të Saksonisë në Gjermaninë lindore.

Fushata e vaksinimit në Gjermani po lëkundet, me rreth 76.6% të popullsisë që ka marrë të paktën një dozë, më e ulëta në vendet e Evropës Perëndimore si Italia apo Spanja, ku shifrat janë shumë mbi 80%. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksidenti tragjik, shuhet shqiptarja në Itali

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 24-vjeçare shqiptare në Itali. 24-vjeçarja Diana Galicaj ka qenë duke udhëtuar me makinën e saj “Volkswagen Lupo” ndër...

19:55

Projekti që do të bashkoj Borën me Donaldin

Kaq shumë kanë dëshiruar fansat e tyre t’i shohin bashkë, saqë s’dimë nëse për hir të fansave, famës, apo të dashurisë për njëri-tjetrin, Bora dhe Donaldi kanë ...

17:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI