Flash

Bardh Spahia firmos shkarkimet e para në bashkinë e Shkodrës

Lapsi.al 14 April 2022
Bardh Spahia firmos shkarkimet e para në bashkinë e Shkodrës

2 javë pasi u betua si kryetari i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka vendosur të bëjë lëvizjet e para “të rëndësishme” në administratën në varësi.

Të mërkurën ai ka firmosur lirimin nga detyra të Altin Shabaj, me detyrë administrator në Postribë. Të njëjtin fat me të ka pasur edhe Gjovalin Ndragjati, administrator në njësinë administrative në Dajç.

Mësohet se 2 të shkarkuarit nga detyra, në zgjedhjet e zhvilluara në 6 mars kanë mbështetur kandidatin e Partisë Demokratike, Xhemal Bushati.

Nuk dihet ende se cilët janë personat që do të zëvendësojnë të shkarkuarit nga detyra. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksidenti tragjik, shuhet shqiptarja në Itali

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 24-vjeçare shqiptare në Itali. 24-vjeçarja Diana Galicaj ka qenë duke udhëtuar me makinën e saj “Volkswagen Lupo” ndër...

19:55

Projekti që do të bashkoj Borën me Donaldin

Kaq shumë kanë dëshiruar fansat e tyre t’i shohin bashkë, saqë s’dimë nëse për hir të fansave, famës, apo të dashurisë për njëri-tjetrin, Bora dhe Donaldi kanë ...

17:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI