Flash

Rusët nxjerrin foton e ushtarit britanik të kapur rob në Mariupol

Lapsi.al 14 April 2022
Rusët nxjerrin foton e ushtarit britanik të kapur rob në Mariupol

Mediat ruse kanë publikuar pamjet e një ushtari britanik të kapur nga forcat e Moskës teksa luftonte në krah të Ukrainës. Fotografia e Aiden Aslin u shpërnda nga një llogari Telegram. Ish-punonjësi i kujdesit shëndetësor, 27-vjeç, ka luftuar për marinsat ukrainas që nga viti 2018. Ai u shfaq me plagë në fytyrë dhe kyçet e duarve në pranga.

Një prerje e madhe dhe një shenjë e kuqe në ballin e tij tregon se ai është goditur me një objekt të mprehtë që i ngjan një kondaku pushke. Nuk dihet se ku po mbahet ai, por batalioni i tij u detyrua të dorëzohej në fillim të kësaj jave te forcat ruse në qytetin e rrethuar të Mariupolit.

Ushtari Aiden nga Newark, Nottinghamshire, i cili shërbente me marinsat ukrainas të Brigadës së 39-të, më parë kishte luftuar kundër ISIS në Siri.

Ai ka të ngjarë që ai të përdoret nga regjimi i Vladimir Putin për propagandë, por përfundimisht mund të lirohet si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve. Familjarët hodhën poshtë pretendimet se ai ishte një mercenar. Ata thanë se ai shkoi në Ukrainë pasi ra në dashuri me një vajzë dhe më pas iu bashkua ushtrisë. ©LAPSI.al

Brit fighter Aiden Aslin has been pictured for the first time following his capture

Possible injuries from a rifle butt on his forehead

Aiden, from Newark, Nottinghamshire, was captured this week

Aslin moved to Ukraine in 2018

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI