Flash

Osmani në CNN: Vuçiç i mirë në propagandë, ishte ministër i Millosheviçit

Lapsi.al 14 April 2022
Osmani në CNN: Vuçiç i mirë në propagandë,

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë një intervistë në CNN për gazetaren e njohur Christiane Amanpour. Osmani foli për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe Ballkan, pas agresionit rus në Ukrainë dhe pozicionin e Serbisë përballë kësaj ngjarjeje.

Osmani tha se Kosova do të qëndrojë si vend i pavarur, sovran dhe demokratik edhe pse Serbia e sheh si shtet të përkohshëm. Ajo tha se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç është shumë i zoti për të bërë propagandën që mbështetet nga Rusia, pasi ka përvojë si Ministër i Propagandës në qeverinë e Millosheviçit.

“Më lejoni t’ua kujtoj që Presidenti aktual i Serbisë ka shërbyer si Ministër i Propagandës për regjimin e Millosheviçit, kështu që ai është shumë i zoti për të bërë atë lloj propagande që mbështetet nga Rusia.

Në këto 10 vitet e fundit, ai ia ka dalë ta rris bashkëpunimin ushtarak, politik dhe ekonomik me Rusinë, në nivele që nuk kanë ekzistuar asnjëherë më parë”, - ka thënë Osmani. Intervista nuk shkoi mirë deri në fund pasi u ndal lidhja e internetit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksidenti tragjik, shuhet shqiptarja në Itali

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 24-vjeçare shqiptare në Itali. 24-vjeçarja Diana Galicaj ka qenë duke udhëtuar me makinën e saj “Volkswagen Lupo” ndër...

19:55

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI