Flash

Ramushi dhe Edi i harrojnë zënkat/ Shtrëngim duarsh dhe buzëqeshje në kryeministri

Lapsi.al 5 April 2022
Ramushi dhe Edi i harrojnë zënkat/ Shtrëngim duarsh dhe

Para jo shumë vitesh, Edi Rama u bë gati ta padiste në gjykatë për shpifje Ramush Haradinajn, ndërsa ky e kishte akuzuar si të përfshirë në një marrëveshje me Vuçiçin për korrigjimin e kufijve dhe ndarjen e 10 miliard dollarëve në Trepçe.

Por që nga atëherë ka kaluar shumë kohë dhe gjakrat janë ftohur mes Ramës dhe Haradinajt, që sot kanë pasur një takim vëllazëror në ambjentet e kryeministrisë.

Në një prej fotove, Rama duket se vërtet po e shijon bisedën me miqtë nga Kosova, pasi është përkulur para dhe po i dëgjon me një buzëqeshje në fytyrë. Dhe nuk kish si të ndodhte ndryshe. Takimet me politikanët e Kosovës kanë qenë të rralla për Ramën që është kujdesur të ketë një marrëdhënie sa më të shëndoshë me miqtë nga Serbia, në funksion të Ballkanit të Hapur.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI