Flash

Njeh Enkelejd Alibeajn si kryetar të PD-së/ Tjetër deputet demokrat sulmon Yuri Kim

Lapsi.al 5 April 2022
Njeh Enkelejd Alibeajn si kryetar të PD-së/ Tjetër deputet

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu komentoi njohjen që Yuri Kim i bëri Enkelejd Alibeajt si kryetar të komanduar të PD-së, duke thënë se kryetari i partisë vendoset nga anëtarësia dhe jo nga ambasadorët.

Sipas Shehut, Alibeaj nuk duhej të identifikohej përpara ambasadores Yuri Kim si kryetari i komanduar në PD, pasi kjo vendim sipas tij është nul.

“Unë mendoj se drejtuesit e PD i emëron PD, e jo asnjë tjetër. Nuk i emërojnë ambasadorët, sado të rëndësishëm për ne. Drejtuesit e PD i cakton Partia Demokratike, anëtarësia dhe ky është kapitull i mbyllur. Partia Demokratike drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit. Apelimi është nul i Alibeajt, s’do të japë asgjë." - theksoi deputeti Shehu në rubrikën "Opinion" në televizionin News 24.

Lexo më tej: 

Yuri Kim njeh Enkelejd Alibeajn si kryetar të PD-së 

Yuri Kim vijon misionin e përçarjes së opozitës 

Tritan Shehu shpjegoi më gjerë situatën absurde në Partinë Demokratike lidhur me karrigen e kryetarit që pretendon Enkelejd Alibeaj.

"Juristët e kanë shpjeguar që nuk ka apelim. Pra kjo është çështje juridike. Nuk cakton askush se kush është drejtuesi i opozitës shqiptare. Për mua ka një domethënie, që ambasadorët duhet të jenë më të informuar para se të prononcohen. Alibeaj nuk duhet të pranojë të vetëquhet për poste që nuk i takojnë apo ka. Alibeaj duhej të sqaronte që drejton vetëm grupin parlamentar, atë e drejton realisht. I takona t’i që të shpjegonte çdo person që i atribuonte një post që nuk e ka.

Partia Demokratike bëri Kuvendin e datës 18, ecën përpara, ka krijuar komisionin e rithemelimit. PD po ristrukturon të gjithë degët. Më tej, sipas votimit një anëtar një votë do të zgjidhet drejtuesi i PD. Të gjithë kanë mundësi të vendosin kandidaturën. Alibeaj është vetëm kryetar i grupit parlamentar. Nuk mund të jesh emërues i PD nga zoti Bardhi që është i shkarkuar. Vendim apeli nuk do të ketë sepse s’ka të drejtë apelimi ai që nuk është palë. Unë bazohem në vendimin politik dhe ai u shpreh në Kuvendin e datës 11, referendumin e datës 18 dhe Kuvendin që pritet të zgjidhet. Duhet të jemi seriozë. Zoti Alibeaj nuk do të pranojë që të mos i japin oifiqe që s’i ka. Komisioni i Jashtëm është kthyer në një komision për debate të pabaza, e jo ato kryesore." - u shpreh Tritan Shehu. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI