Flash

Hetimet/ Tre identitetet me të cilat njihej biznesmeni i kromit që u ekzekutua në Rinas

Lapsi.al 5 April 2022
Hetimet/ Tre identitetet me të cilat njihej biznesmeni i kromit që u

Vijojnë hetimet për vrasjen e Iljaz Çalit i mbetur i vrarë në një atentat të ndodhur mbrëmjen e 3 prillit në autostradën Tiranë – Durrës.

E gjithë zona në autostradë është krehur ndërsa janë marrë në pyetje dhe dy personat të cilët janë përmendur nga dëshmia e vëllait të Iljazit, Zeqir Çalja.

Viktima njihej me 3 emra, Iljaz, Jurgen dhe Julian Çali, shkruan Ora News dhe policia kërkon ndihmën dhe të gjithë prokurorive të tjera për të parë nëse kanë ndonjë çështje penale për këto emra.

Gjithashtu po verifikohen të gjitha lëvizjet e makinës me të cilën ka udhëtuar 37 vjeçari si dhe telefoni i tij është dërguar në laboratorin e policisë për të zbuluar ndonjë gjurmë që mund të ndihmojë në zbardhjen e vrasjes.

Nga verifikimi i kamerave që policia e Tiranës ka kryer, rezulton se mbrëmjen e 3 prillit 2022 viktima para se të shkonte në banesën e tij në fshatin Rinas i Ri, është kthyer në rrugën e Elbasanit, për të blerë një sufllaqe.

Viktima ka qene shok i ngushtë i Gjin Nikës, i ekzekutuar në 5 prill 2014 në Fushë-Krujë, si pasoje e luftës së përgjakshme të Kromit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI