Flash

Borxhi 1 milion USD dhe makina me GPS/ Zbardhet dëshmia e vëllait të Iljaz Çalit

Lapsi.al 4 April 2022
Borxhi 1 milion USD dhe makina me GPS/ Zbardhet dëshmia e vëllait

Familjarët e Iljaz Çalit që u ekzekutua një natë më parë në autostradën Tiranë-Durrës kanë zbuluar një borxh që i kishin 37-vjeçarit. Gazetarja Anila Hoxha shkruan për Top Channel dhe se i vëllai ka treguar se një person me inicialet Rr.D., që prej 3 vitesh u kishte një borxh prej 1 milion dollarësh.

Ai shton se Çali ishte nisur për në shtëpi rreth orës 22:00, por nuk mbërriti kurrë atje, pasi breshëria i preu rrugën dhe e la të vdekur në vend.

“Kemi qenë duke pirë kafe me të deri në orën 22:00 dhe më pas Iljazi është nisur për në shtëpi. Gjatë kohës që pinim kafe, ai ka debatuar vazhdimisht ne telefon me një person” - ka thënë ai.

I vëllai tregon se vrasjen e mori vesh përmes mediave.

“Vrasjen e mësova prej mediave. Ne si familje nuk kemi hasmëri, por një borxh që shtetasi RR.D., na ka prej 3 viteve në vlerën e tregut prej 1 milion dollarë për sasinë e 2400 tonëve krom. Herë pas here kanë pasur debate për këtë gjë.

Po kështu kohët e fundit kemi pasur debate edhe me shtetasin I.C, i cili ka edhe ai një galeri kromi atje,” - tregon vëllai duke veçuar vetëm dy persona si konfliktualët me familjen e tij që mund të kenë lidhje me ngjarjen.

Lëvizjet dhe ndalesat e bëra nga 37-vjeçari Iljaz Çali para se të vritej janë në duart e grupit hetimor. Kjo për faktin se ‘Land Rover’-i që kishte marrë me qira Çali kishte GPS dhe çdo lëvizje monitorohet nga kompania që e ka në pronësi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Dorëhiqet Prefekti i Lezhës

Ka dhënë dorëheqjen prefekti i qarkut të Lezhës, Gjok Jaku. Permes nje deklarare ne faqen e tij ne Facebook ai shpjegon arsyet e vendimit te tij. Me poshte reag...

18:16

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI