Flash

Vrau 3 vajzat e saj, dëshmia tronditëse e gruas që shokoi Greqinë

Lapsi.al 4 April 2022
Vrau 3 vajzat e saj, dëshmia tronditëse e gruas që shokoi

Mediet greke kanë publikuar detaje nga dëshmia e Roula Pispirgou, e cila dyshohet se ka vrarë tre vajzat e saj në një periudhë kohore të shkurtër, që prej 2019-ës.

33-vjeçarja e cila dyshohet se ka vrarë 3 vajzat e saj është paraqitur sot përpara Gjykatës së Athinës, ku dëshmoi versionin e saj në lidhje me vdekjen misterioze të vajzave.

33-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vajzës së saj 9-vjeçare Georgina, por edhe dy vajzat e tjera të saj, Irisi shtatëmuajshe dhe Malena 3 vjeç e gjysmë kanë ndërruar jetë në rrethana të paqarta.

Sipas autoriteteve dyshohet se 33-vjeçarja i ka dhënë fëmijëve të saj substanca të rrezikshme për shëndetin që i kanë çuar gradualisht drejt vdekjes.

Teksa ka mohuar se ka vendosur substanca vdekjeprurëse te të bijat siç ishte ketamina, që mjekët ekspertë gjetën në trupin e Georginës, 33-vjeçarja është përpjekur të thyejë gjakftohtësinë e saj në gjyq duke thënë disa fjalë prekëse, sipas saj.

“ Jam nënë, kam humbur të tre fëmijët e mi, jam një hap para burgimit”, citohet të ketë thënë Roula Pispirgou.

Të këshilluara

Dorëhiqet Prefekti i Lezhës

Ka dhënë dorëheqjen prefekti i qarkut të Lezhës, Gjok Jaku. Permes nje deklarare ne faqen e tij ne Facebook ai shpjegon arsyet e vendimit te tij. Me poshte reag...

18:16

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI