Flash

Arrestohen 3 shqiptarë në Greqi, njëri kishte fshehur kokainën në taksi

Lapsi.al 4 April 2022
Arrestohen 3 shqiptarë në Greqi, njëri kishte fshehur

Tre shtetas shqiptarë dhe një grek janë arrestuar në Athinë nën akuzën e trafikut të kokainës.

Sipas drejtorisë së anti drogës së Atikës, 4 të arrestuarve iu sekuestrua sasi prej 9.3 kg kokainë e pastër, si dhe një sasi prej 900 gramë kanabis.

Mësohet se lënda narkotike ishte e fshehur në një automjet taxi të cilën e përdorte njëri prej shtetasve shqiptarë, ndërsa prej kontrolleve në banesat e të dyshuarve u gjetën edhe sasi të tjera të drogës, peshore dhe dy pistoleta.

Policia thotë se të arrestuarit e sillnin drogën nga Shqipëria dhe e shpërndanin në Athinë.

Ata do të dalin para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë, ndërsa hetimet do të vijojnë prej anti drogës së Atikës.

Të këshilluara

Dorëhiqet Prefekti i Lezhës

Ka dhënë dorëheqjen prefekti i qarkut të Lezhës, Gjok Jaku. Permes nje deklarare ne faqen e tij ne Facebook ai shpjegon arsyet e vendimit te tij. Me poshte reag...

18:16

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI