Flash

Edhe Rudina Hajdari në krah Berishës: Kërkoj të kthehem në PD

Lapsi.al 4 April 2022
Edhe Rudina Hajdari në krah Berishës: Kërkoj të kthehem

Rudina Hajdari ka vendosur që të rikthehet në Partinë Demokratike. Ish-deputeja tha në një intervistë në “Klan News” se ka ardhur në Shqipëri për zgjidhjen e krizës brenda partisë.

“Ndryshimet që kanë ndodhur në statut, në kongresin e 11 dhjetorit, shikoj që pesha më e madhe i jepet anëtarësisë, kështu që risitë që sjell ky lloj statuti i ri do japin ndryshim rrënjësore për PD, që mos përsëriten më gabimet e së kaluarës. Ky statut i jep më shumë peshë anëtarësisë dhe i dobëson rolin kryetarit të partisë. Këto lloj ndryshime që ka miratuar gjykata janë ndryshime të shëndetshme" - tha ajo.

Por a synon të kryesojë Partinë Demokratike?

“Kam ardhur për zgjedhur zgjidhjen e krizës, por në momentin që do hidhet ky hap do të jemi këtu e do ta diskutojmë sërish” – tha Hajdari.

Hajdari u përjashtua nga Partia Demokratike pasi nuk pranoi të digjte mandatin pas vendimit të marrë kur partia drejtohej nga Lulzim Basha. Në zgjedhjet e 25 Prillit ajo kandidoi në qarkun e Elbasanit nën siglën e “Nismës Thurje”, por nuk arriti të fitojë mandatin e deputetes. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Dorëhiqet Prefekti i Lezhës

Ka dhënë dorëheqjen prefekti i qarkut të Lezhës, Gjok Jaku. Permes nje deklarare ne faqen e tij ne Facebook ai shpjegon arsyet e vendimit te tij. Me poshte reag...

18:16

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI