Flash

Aksioni i IKMT për shembjen e godinave pa leje/ Zemërimi i italianes qiramarrëse të hotelit (VIDEO)

Lapsi.al 5 April 2022
Aksioni i IKMT për shembjen e godinave pa leje/ Zemërimi i italianes

Akioni i IKMT-së sot në bashkëpunim me Policinë e Shtetit për të prishur godinat pa leje në Radhimë dhe Orikum ka hasur në kundërshtinë e një qiramarrëseje italiane.

Ndërsa sot rreth orës 10:00 ka nisur prishja e një hoteli trekatësh në Radhimë, burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se nuk ka pasur asnjë reagim nga pronarët e godinës, të cilëve iu ishte lënë një afat 10-ditor për boshatisjen e ndërtesës.

Por, një shtetase italiane, të cilën mund ta shihni teksa ngre problemin e saj para mediave sot, thotë se ka mbetur mes katër rrugëve me këtë veprim të IKMT-së.

"Të kisha të paktën një çati mbi krye se nuk kam ku të shkoj. Unë kam paguar dhe taksat për gjithë vitin 2022. Nuk e kuptoj." - u shpreh italianja, ndërsa thekson se falenderon konsulatën dhe ambasadën italiane për interesimin, por nuk ka marrë zgjidhje për këtë veprim të shtetit shqiptar. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI