Një Volodymyr Zelensky dukshëm i prekur emocionalisht ishte ai që u pa këtë të hënë kur ai vizitoi qytetin e Bucha. Aty u gjetën dhjetëra trupa të qëlluar nga afër, të shtrirë në rrugët bosh pas largimit të rusëve. Presidenti ukrainas u shfaq i tronditur kur pa masakrën në qytet, duke pranuar se e ka “shumë të vështirë të flasë kur sheh se çfarë kanë bërë këtu”.
Në rrugët e Bucha, në veriperëndim të Kievit, trupat e civilëve janë gjetur të shpërndarë, shumë prej tyre me duar të lidhura, me plagë të armëve nga afër dhe shenja torture.
Ukraina dhe udhëheqësit perëndimorë kanë akuzuar Rusinë për kryerjen e masakrës së civilëve dhe hedhjen e trupave të tyre në një varr masiv ku në një gropë u gjetën të paktën 57 njerëz.
“Këto janë krime lufte dhe do të njihen nga bota si gjenocid”, - tha Zelenskiy, i veshur me jelek antiplumb dhe personel ushtarak.
“Është shumë e vështirë të flasësh kur shikon se çfarë kanë bërë këtu”, - tha ai. "Sa më gjatë që Federata Ruse e zvarrit procesin e negociatave aq më keq është për ta, për këtë situatë dhe për këtë luftë." ©LAPSI.al













