Flash

Zbulohet emri i biznesmenit që u mor në pyetje për vrasjen e Iljaz Çalit

Lapsi.al 5 April 2022
Zbulohet emri i biznesmenit që u mor në pyetje për vrasjen e

Biznesmeni Rrahim Dedja është marrë në pyetje për konfliket e 37-vjeçarit që u vra në autostradë me breshëri plumbash në makinën e tij. Emrin e tij e kanë treguar për policinë familjarë të Iljaz Çalit, për të cilin dyshojnë që fshihet pas atentatit.

Rrahim Dedja është pyetur 3 orë në Prokurorinë e Tiranës, ku ka mohuar që të ketë lidhje me vrasjen e 37-vjeçarit.

“Kam qenë në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja. Para 3 vitesh Çali ma ka dhënë për shfrytëzim galerinë në Bulqizë. Pata probleme, por kromin se kam lëvizur që aty. Herë pas here unë i kam dhënë Iljazit lekë, sa herë kur ai më kërkonte para. Para një muaj ia ktheva galerinë. Është e vërtetë që i kam ngelur borxh, por jo 1 mln dollarë. S’kam lidhje me vrasjen”, mësohet të jetë shprehur biznesmeni para organit hetimor.

Ndërkohë, vëllai i Iljaz Çalit, Zeqir Çali ka treguar në polici se vëllai i tij me biznesmenin kishte një debat për një borxh me shumë 1 milion dollarë.

Sipas të dhënave të dosjes hetimore, është mësuar se viktima ka pasur probleme me dy persona dhe këto probleme sipas grupit hetimor kanë të bëjnë me borxhe që lidhen me kromin. Kjo e dhënë është përfituar nga dëshmia paraprake e vëllait të viktimës, i cili është pyetur nëse ka dyshime për konflikte të të vëllait.

Ai ka mohuar ndonjë konflikt, por ka thënë se kanë ekzistuar debate për shkak të një sasie kromi që kap shifrat e 1 milion dollarëve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI