Flash

Pika më e ashpër e deklaratës së PD ndaj Yuri Kim: I shërben Edi Ramës 

Lapsi.al 5 April 2022
Pika më e ashpër e deklaratës së PD ndaj Yuri Kim: I

Sjellja e sotme e ambasadores amerikane duke njohur Enkelejd Alibeajn si kryetar të PD-së përkundër vendimit të gjykatës, prodhoi një reagim tejet të ashpër të Partisë Demokratike.

Partia më e madhe opozitare, e drejtuar sipas vendimit të gjykatës nga Komisioni i Rithemelimit, bëri një akuzë të fortë ndaj Yuri Kim.

"Yuri Kim vërtetoi sot atë që e ka parathënë edhe me veprime të tjera se është në shërbim të lojrave të Edi Ramës për të dobësuar dhe për të mbajtur sa më gjatë peng opozitën, duke komanduar për kryetar ata që u refuzuan me votë masive nga demokratët." - thuhet në reagim.

Lexo më tej: Njohu Alibeajn si kryetar/ Partia Demokratike reagon ashpër ndaj Yuri Kim 

Një betejë e tillë tashmë frontale mes diplomates më të rëndësishme në vend dhe partisë më të madhe opozitare është fryt i angazhimit agresiv të Yuri Kim në politikën e brendshme të vendit. Që nga shprehja "mos hani bar" deri tek thirrja për të shmangur votimin e kandidatëve të propozuar nga personat non-grata në zgjedhje, pra kandidatëve të Berishës më 6 mars.

Pas muajsh artikulimesh më të kujdesshme nga krahu i Berishës ndaj Yuri Kim, pavarësisht kundërshtisë së hapur drejtuar asaj për mospërfilljen e ambasadores ndaj shumicës opozitare të "Shtëpisë së Lirisë" në zgjedhje dhe konfirmimit të gjykatës për Kuvendin e 11 dhjetorit, njohja e Alibeajt si kryetar të PD-së, ishte pika që derdhi gotën.

Lexo më tej: Yuri Kim vijon misionin e përçarjes së opozitës 

Partia Demokratike zyrtarisht e akuzon ambasadoren se po i shërben Edi Ramës. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI