Flash

Për herë të parë pas disa javësh heshtje ministrja e Bujqësisë reagon për gripin e shpendëve: Konsumoni mish pule dhe vezë, mjafton t'i gatuani mbi 80 gradë

Lapsi.al 30 March 2022
Për herë të parë pas disa javësh heshtje ministrja e

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka folur për herë të parë pas kaq shumë javësh për gripin e shpendëve. Gjatë një interviste në "Opinion" ajo siguroi konsumatorët se nuk ka asnjë rrezik për infektimin nga gripi i shpendëve nëse konsumojnë mish pule ose vezë të gatuara në temperaturë 80 gradë celcius.

“Duhet të konsumojmë mish pule. Nuk rrezikohemi nga ky konsum. Nuk mund të infektohemi as nga veza nëse gatuhen në temperaturë mbi 80 gradë”, tha ministrja.

Sipas saj me riskun më të lartë për tu kontaminuar nga gripi i shpendëve, nuk janë konsumatorët, por punonjësit e stabilimenteve të pularive.

“OBSH dhe FAO nuk gjejnë asnjë evidencë se si ky infektim mund të kalohet te njeriu nëse ushqimet gatuhen në 80 gradë, siç gatuhen normalisht. Personat më me riskun më të lartë për tu kontaminuar janë punonjësit e stabilimenteve të pularive, por ata sigurisht janë të veshur me veshje anti-virus në respekt të masave të bio-sigurisë dhe respektojnë masa të caktuara”, tha Krifca.

Të këshilluara

Lufta rrit popullaritetin e Putin në Rusi

Shkalla e pëlqimit të rusëve për Presidentin Vladimir Putin arriti në 83%, nivelin më të lartë në vitet e fundit. Të dhënat dalin në një sondazh të instituti...

21:30

Arsyet pse ndiheni ndryshe pas seksit

Ka shumë arsye pse njeriu mund të ndihet jo rehat, pas seksit! Sipas psikoterapistes Dr. Jenn Mann ne e përjetojmë këtë sindromë kur jemi të emocionuar për d...

21:06

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI