Flash

Dalin PAMJET/ Karvani që kthehet natën me ushtarë rusë të vrarë në Ukrainë

Lapsi.al 20 March 2022
Dalin PAMJET/ Karvani që kthehet natën me ushtarë rusë

Kufomat e ushtarëve rusë të vdekur po kthehen fshehurazi në Rusi nëpërmjet Bjellorusisë me avionë specialë, trena dhe autobusë për të shmangur tërheqjen e vëmendjes.

Pasagjerët në një stacion treni në Bjellorusi u shprehën të "tronditur" nga numri i kufomave që po ngarkoheshin ndërsa stafi i spitalit të këtij stacioni foli për morgje "të tejmbushura".

Videoja e publikuar tregon një kolonë autobusësh rusë me shenjën “V” për transportimin e kufomave përmes qytetit bjellorus të Homel. Simboli “V” përdoret për t'iu referuar Bjellorusisë në automjetet ushtarake ruse.

Një tjetër video tregon një vagon hekurudhor të mbushur me trupa me uniforma ruse të mbështjellë me plasmas.

Agjencia e lajmeve Radio Evropa e Lirë, e cila shpërndau videon, raportoi se shumë prej trupave i përkisnin ushtarëve rusë të moshës 20-vjeçare. Vagoni u ndal në qytetin Voznesensk pranë Mykolaiv në jug të Ukrainës.

Voznesensk ishte skenë e luftimeve të ashpra për shkak të rëndësisë së tij strategjike si një qytet me shumicë rusisht-folëse afër termocentralit të dytë më të madh bërthamor të Ukrainës.

Ushtria e Ukrainës thotë se më shumë se 14 000 trupa ruse janë vrarë që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.

Një ekspert i inteligjencës amerikane thotë se numri i të vdekurve është rreth 7 000, por thotë se 20 000 të tjerë mund të jenë plagosur.

Ministria e Mbrojtjes e Moskës, nga ana tjetër, pretendon se numri i të vdekurve është më pak se 500. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI