Flash

Rama: Janë bllokuar shumica e punëve publike, çmimi i hekurit ka shkuar trefish

Lapsi.al 19 March 2022
Rama: Janë bllokuar shumica e punëve publike, çmimi i hekurit

Gjatë një takimi me fermerët në Durrës kryeministri tha ndër të tjera se sot ka ndalur pjesa më e madhe e punëve publike në vend për shkak se lufta në Ukrainë ka rritur shumë edhe cmimin e hekurit.

“Sot, në Shqipëri kanë ndaluar pjesa më e madhe e investimeve publike dhe private: Sepse hekuri ka shkuar trefish. Pse ka ndodhur kjo? Sepse kontratat tona janë me çmimin e hekurit tre herë më pak. Hekuri është themelor në ndërtim. Dhe tani që të vazhdojnë ata, na thonë që s’mund të zbatojnë kontratën ndërkohë që është trefishuar çmimi për shkak të luftës. Çfarë duhet të bëjmë ne? Të shtojmë financat apo të themi stop deri sa të mbarojë kjo situatë. Ka shumë që thonë të lem investimet, por kjo çon shumë njerëz pa punnë në shtëpi dhe humbje nga taksat”, tha Rama.

Të këshilluara

Tërmet i fuqishëm në Kretë

Një tërmet me magnitudë 3.9 Rihter ka lëkundur ishullin e Kretës në Greqi. Tërmeti ka ndodhur rreth orës 11:40 të drekës sot. Epiqendra e tërmetit është l...

13:04

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI