Flash

Rama: Nuk e heqim taksën e naftës. Ata që kanë vetura kanë më shumë lekë se ata që s’kanë

Lapsi.al 19 March 2022
Rama: Nuk e heqim taksën e naftës. Ata që kanë vetura

Kryeministri Rama tha se mungesa e reshjeve do të na bëjë që të përballemi me mungesë prodhimi të energjisë elektrike gjatë muajve në vijim, duke bërë që qeveria të detyrohet ta blejë atë në treg me çmime shumë të larta. Rama tha se niveli i hidrocentraleve ka shkuar pranë nivelit teknik dhe do të duhet të ndërpritet prodhimi.

“Kemi kohë të gjatë pa rënë shi, ndërkohë që digat tashmë janë pranë nivelit teknik dhe ekspertët thonë se kur shkon në këtë nivel digat duhet të stopojnë. Kriza ka dhënë shenjat më herët, dhe tani jemi në mars dhe të gjithë vapën e kemi para. Kjo do të na bëjë të shkundim të gjithë buxhetin për të blerë energji elektrike me çmime marramendëve që të mos ngarkoheni ju. Kush do ta pranonte që t’i vinte fatura më shumë se dyfish, por mund të vijë edhe trefish”, tha Rama duke shtuar se prandaj nuk mund të ulen taksat, të cilat sipas tij do të përdoren për investime të tjera.

“Idea që hiqni taksat e naftës, është e lehtë për ta thënë, por llogaria bëhet me të gjithë. Nëse heqim taksat e naftës nuk kemi se çfarë të kompensojmë pjesën tjetër. Ne kemi bërë zgjedhjen tonë. Kush goditet nga taksat e naftës? Goditën ata që kanë vetura. Ata që kanë vetura kanë më shumë lekë se ata që s’kanë. Ne po subvencionojmë çmimin e biletës që të mos rritet çmimi. Goditen fermerët. Kjo është e vërtetë. Dhe prandaj kemi një fond që fermerët të marrin një sasi nafte që të mos kenë probleme”, tha Rama.

Të këshilluara

Digjen gjatë natës 3 makina në Laç

3 makina janë djegur pas mesnate pranë një banke në qytetin e Laçit. Ndërhyrja e zjarrfikësve nuk ka mundur të shpëtojë nga djegia asnjë nga tre mjetet. F...

09:30

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI