Flash

Me flamur të Ukrainës dhe parrulla kundër ministreve të Ramës, çfarë nuk u pa në protestën e sotme (FOTO)

Lapsi.al 19 March 2022
Me flamur të Ukrainës dhe parrulla kundër ministreve të

Sot ishte protesta e dytë masive kundër rritjes së çmimeve të produkteve të shportës dhe karburantit. Qytetarët u mblodhën para Kryeministrisë për të shpalosur edhe njëherë kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Pasi shumë prej aktivistëve dhe organizatorëve folën, ata më pas vendosën të qëndronin aty për 24 orë me shpresë se do të kishte një reagim nga qeveria. Aktualisht në shesh qëndrojnë një pjesë e vogël e protestuesve. Si për t'iu kundërvënë kryeministrit që thotë se këto protesta po i shërbejnë Rusisë, protestuesit kishin marrë në shesh edhe flamur të Ukrainës. Po sjellim më poshtë një foto-album të LSA për të kuptuar më tepër se cfarë ndodhi gjatë protestës së sotme.  ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tërmet i fuqishëm në Kretë

Një tërmet me magnitudë 3.9 Rihter ka lëkundur ishullin e Kretës në Greqi. Tërmeti ka ndodhur rreth orës 11:40 të drekës sot. Epiqendra e tërmetit është l...

13:04

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI