Flash

I riu nga Kosova gjen në rrugë portofolin e Meryl Streep me 2 mijë USD

Lapsi.al 20 March 2022
I riu nga Kosova gjen në rrugë portofolin e Meryl Streep me 2
Gazetari i CNN, Bill Weir ka publikuar në rrjetet sociale një histori të veçantë. Në një postim në Twitter, ai shkruan se një i ri nga Kosova kishte gjetur në rrugë një portofol me 2 mijë dollarë që i përkisnin aktores së famshme Meryl Streep. Sipas gazetarit ai i ka dorëzuar ato dhe nuk ka pranuar as shpërblim. “Një djalosh i sjellshëm nga Kosova që punon në ndërtesën time gjeti një portofol në rrugë një natë me 2000 dollarë në të. Ai kontrolloi ID-në. Është Meryl Streep. “Babai im gjithmonë thoshte nëse gjen diçka që nuk është e jotja, nuk është e jotja.” Ai refuzoi edhe një shpërblim edhe pse Meryl insistoi. Njerëz të mirë” – shkroi gazetari. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tërmet i fuqishëm në Kretë

Një tërmet me magnitudë 3.9 Rihter ka lëkundur ishullin e Kretës në Greqi. Tërmeti ka ndodhur rreth orës 11:40 të drekës sot. Epiqendra e tërmetit është l...

13:04

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI